Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e arrestit me burg për 25 vjecarin Ludian Zaimi, I cili vrau me armën e shërbimit, kolegun e tij brenda komisariarit nr. 3 në Tiranë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës, kur 25 vjecari qëlloi me armë për vdekje kolegun e tij Çaush Saliasi , 55 vjec.

Ludian Zaimi dhe Çaush Saliasi kishin më shumë se një vit që punonin së  bashku. Njohja e tyre ishte edhe më e hershme sepse ishin të 2 me origjinë nga Skrapari. Për konfliktin e nisur mes tyre asnjëri nuk kishte komunikuar as me eprorët në komisariat as në drejtorinë e policisë së Tiranës.

Top Channel