Video/ Shokët e skuadrës e përgëzojnë, Mancini ia kthen me grushte gjatë festës në “Air Albania”

26/05/2022 13:54

Fansat e Romës, që mbrëmë festuan fitoren e “Conference League”, vunë re sjelljen e çuditshme të Gianluca Mancini.

Pasi mundën Feyenoord-in dhe ngritën lart kupën e “UEFA Conference League, futbollistët përqafuan njëri-tjetrin dhe trajnerin Jose Mourinho. Por, Mancini nuk e priti aq mirë afrimin e Felix Afena-Gyan, të cilin e goditi me grusht, duke e rrëzuar në tokë.


Ky nuk ishte momenti i vetëm. Edhe më herët, përqafimin e kolegut të tij, ylli i Romës ia ktheu me një grusht në bark.

“Të gjithë qeshën gjatë kur ndodhi ky veprim”, thotë një komentues në “Twitter”, duke shtuar se gjithçka ishte një shaka.

“Ndoshta i duket se shokët e skuadrës po tregohen shumë të afërt me të dhe ai do t’i largojë për t’u thënë se nuk është gay”, është batuta e një tjetër komentuesi.

Top Channel