Teuta është kampionia e Shqipërisë në basketboll për meshkuj për sezonin sportiv 2021-2022.

Durrsakët fituan 68-53 ndaj Vllaznisë në finalen e katërt play off, duke fituar 3 finale dhe automatikisht edhe titullin kampion. Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, ishte me luhatje nga të dyja ekipet, ku Vllaznia e nisi mirë por nuk arriti të kishte vazhdueshmeri.

E mbështetur nga tifozët kuqeblu, shkodranet udhëheqin 24-16 në periodën e parë, por në të dytën vjen përmbysja e Teutës. 20 minutat e para mbyllen 39-35 për durrsakët, që e administrojnë mirë avantazhin dhe udhëheqin 53-44 pas periodës së tretë. 10 minutëshi i fundit shoqërohet me tensione në fushë por Teuta arrin të administrojë mirë lojën dhe fiton të gjithë takimin.

Teuta mbron kështu titullin kampion të  fituar vitin e kaluar, duke u konfirmuar si skuadra më e mirë për të dytin vit me radhë.

Top Channel