450 tifozë italianë janë larguar menjëherë pas ndeshjes me traget nga porti i Durrësit.

Pas fitores së Ligës së Konferencës një pjesë e tifozëve kanë nxituar të kthehen me autobusët e vënë në dispozicion për kthimin e tyre nga Tirana në portin e Durrësit ku një traget i ka pritur.

Nuk ka qenë fluksi i pritshëm i kthimeve, ashtu si dhe i ardhjeve përmes transportit detar, ndaj autoritetet portuale dhe kompanitë e lundrimit kanë vendosur të lënë për kthimin e tifozëve të Romës vetëm një traget të linjës Durrës-Bari.

Ai u nis drejt portit italian në orën 03.00 të mëngjesit të sotëm dhe po lundron drejt brigjeve të Barit së bashku me entuziazmin e fitores.

Finalja e madhe europiane solli një rritje abuzive të çmimeve, kryesisht të hoteleve dhe të shërbimit taksi. Ky i fundit u 5-fishua dhe kapi vlerën 100 euro nga Durrësi në Tiranë.

Top Channel