27 qytetarë rezultuan të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Nga 616 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 16 qytetarë në Tiranë, 4 në Fier, 2 në Shkodër, Gjirokastër, 1 në Kavajë, Vlorë, Sarandë.

Janë 291 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.  Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,224 që nga fillimi i epidemisë.

“Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”,  këshillon ministria.

Statistika (26 Maj 2022)

Raste të reja ditore          27
Të shëruar në 24 orë       18
Të shtruar në spitale         4
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 616

Testime totale               1,825,720
Raste pozitive                  276,012
Raste të shëruara            272,224
Raste Aktive                         291
Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            190
Fier                  19
Korçë               17
Gjirokastër      16
Shkodër           15
Vlorë                14
Elbasan            6
Durrës              6
Lezhë               4
Berat                2
Dibër                1
Kukës              1

Top Channel