Pija bën të vetën/ Holandezët nuk mbajnë dot më, ‘qytetarët europianë’ shembull për të mos u ndjekur, në radhë për …

25/05/2022 18:41

Prej dy ditësh tifozët holandezë të Feyenoord janë dyndur në Tiranë, në mbështetje të ekipit të tyre për trofeun e Conference League.

Ndërsa ka nisur hyrja në stadium, dhe një pjesë e mirë e tyre I janë drejtuar Air Albania, moment pikante janë fotografuar nga kamera e Top Channel, ku ndonëse Holanda kritikon Shqipërinë për anëtarësimin në BE, duket nuk ka ‘edukuar’ sa duhet të vetët.

Sic duket edhe në foto, ndonëse nga organizatorët është menduar në detaje për gjithcka, tifozët holandezë, janë vënë në radhë për të kryer nevojat personale, por askush prej tyre sipas rregullave. Për shkak të pijes, që e kanë nisur prej mëngjesit, apo ngutit për të shkuar në stadium.. kjo nuk dihet, por një gjë është e sigurtë shembulli I dhënë lë shumë për të dëshiruar

Top Channel