Tifozët holandezë dhe italianë të grupuar në zona të ndryshme të Tiranës janë përplasur me policinë në mënyrë të dhunshme.

Deri tani kanë shkuar për ndihmë mjeksore të lënduar me shishe, gurë e shkopinj, 12 punonjes policie të patrullës së përgjithshme dhe shqiponjave, ndërsa 60 tifozë janë shoqëruar.

Gjithashtu një tifoz holandez dhe tre italianë janë plagosur.

Të plagosurit janë:

R.K polic

S.Dh. Polic

Sh.M polic

K.H polic

S.N. polic

A.G. polic

E.B. polic

A.K. polic

Sh.M polic

A.M Italian

D.N Italian

P.B. Italian

F.R hollandez

Top Channel