“Barbarët”, tifozët holandezë marshojnë drejt “Air Albania”, të veshur me të zeza dhe kapuçë në kokë

25/05/2022 19:12

Tifozët holandezë kanë marshuar drejt “Air Albania”, me një banderolë të zezë, ku shkruhej “I Barbari”.

Të veshur me të zeza dhe kapucë në kokë, ata nuk kanë dashur që të identifikoheshin nga kamerat dhe kanë mbuluar fytyrat.

Kujtojmë se në vitin 2015, gjatë sfidës Roma-Feyenoord, tifozët holandezë zbarkuan në rrugët e kryeqytetit italian duke shkaktuar kaos të vërtetë, duke shkatërruar çfarë të gjenin para.

Ata shkatërruan edhe “Piazza di Spagna”, një prej pikave karakteristike të Romës.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel