Një raport i fundit thotë se helmimi nga monoksidi i karbonit është përcaktuar si shkaku u vdekjes së tre amerikanëve të gjetur të vdekur në rezortin Sandals në Bahamas, por familjarët kanë kërkuar një autopsi të dytë të pavarur.
Raportimi erdhi pas testeve të toksikologjisë së çiftit nga Tennessee, Michael Phillips, 68 vjeç, dhe Robbie Phillips, 65 vjeçe, dhe rezidentit në Florida Vincent Chiarella, 64 vjeç, shkruan rrjeti Nassau Guardian.
Bashkëshortja e Chiarella, Donnis, ishte shtruar në spital për njëfarë kohe por arriti të rekuperohej.
Mjeku ligjor tha se shkaku i vdekjes ishte helmimi nga monoksidi i karbonit, pa dhënë të tjera informacione.
Tre amerikanët vdiqën në rrethana misterioze në rezortin e ishullit Exuma më 6 maj, teksa po qëndronin në vila të veçanta.
Viktimat ishin gjetur pa ndjenja në dhomat e tyre pasi kishin kërkuar ndihmë mjekësore një natë më parë.
Spekulime të gjera ka pasur për shkakun e vdekjeve, duke përfshirë dhe hetime mbi ushqimin e shërbyer. Disa pushues të tjerë të rezortit ishin ankuar se kishte një erë të fortë insekticidesh.
Familjet e viktimave kërkojnë tashmë një autopsi të dytë të pavarur, përveç asaj të mjekësisë ligjore të Bahamas.
Autoritetet thanë se viktimat nuk kishin shenja traumash në trup dhe një doktor i kishte shpallur të vdekur në vendngjarje. Autoritetet kishin raportuar se një çift mes viktimave tregonin shenja konvulsionesh trupore por jo trauma goditjesh.
Top Channel