Mjeshtri i Madh, aktori i mirënjohur shqiptar Birçe Hasko, u vlerësua me titullin akademik “Honoris Causa” nga Universiteti i Arteve.

Që mbas diplomimit ai mbahet pedagog atëherë në Institutin e Lartë të Arteve edhe sot lëndën e Mjeshtërisë së Aktorit.

Për punën e tij akademike i është dhënë titulli “Profesor” . Në teatër ka interpretuar mbi 12 role. Roli i tij më i realizuar është ai i Milos në komedinë “Shi në plazh” shkruar nga Teodor Laço.

Roli i tij i paçmueshëm në kinematografinë shqiptare e bën të mbajë interpretimin e dhjetëra roleve. Ndër të parët Mete Jaho tek filmi “Radiostacioni” në vitin 1979. Për të pasuar me 30 role të tjera në kinematografi dhe shtatë në teatër.

Ai ka krijuar figura artistike të paharrueshme, me një psikologji të veçantë, me atë të plakut, labit, njeriut të sertë, të qartë dhe të prerë në qëndrimet e tij.

Karakteri i tij i dashur e ka bërë një ndër figurat më të dashura për publikun, por në veçanti edhe për studentët e tij.

 

 

 

 

 

 

 

Top Channel