Trajneri i “Feyenoord” Arne Slot: Jemi në formë, duhet të tregohemi të kujdesshëm e të bëjmë një lojë të shpejtë

24/05/2022 19:18

Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot, në konferencën për shtypin 24 orë para finales, tha se e njeh shumë mirë lojën e Romës. Për të si trajner, do të ishte e mrekullueshme nëse ngre lart kupën.

Dëshira për të ngritur lart kupën: “Si trajner, është e mrekullueshme të arrish në finale, por do të jetë edhe më bukur nëse e fitojmë Conference League.”

Për Romën: “Ne kemi parë shumë ndeshje të Romës. Sigurisht, ndonjëherë trajneri bën ndonjë surprizë, por do të habitesha nëse do të hasim diçka që do të na befasojë plotësisht”.

Për momentin e Feyenordit: “Djemtë ia dolën vetë. Lojtarët duhet ta shohin këtë si një inkurajim të madh dhe jo domosdoshmërisht si presion. Por nuk duhet ta heqin plotësisht presionin. Për fat të mirë, ata nuk tregojnë ndonjë sjellje të ndryshme nga pjesa tjetër e vitit. Ne duhet të bëjmë atë që kemi bërë gjatë gjithë vitit. Ndoshta ata të luajnë me topa të gjatë. Është interesante të shihet se si lojtarët tanë do të reagojnë në këtë finale”.

Justin Bijlow, titullar në portë: “Është stërvitur me grupin për më shumë se një javë, kështu që po ecën mirë. Është bukur që pas 55 ndeshjesh i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion. Edhe Ofir bëri një punë të shkëlqyer, por Justin është zgjedhja jonë e parë dhe zgjedhja e parë e kombëtares holandeze. Kështu që është shumë mirë ta kthesh atë”.

Top Channel