Rishikimi i garës së emërimeve në SPAK/ Gjykata e Apelit Administrativ pranon kërkesën prokurores

24/05/2022 16:36

Gjykata e Apelit Administrativ ka pranuar kërkesën e prokurores së Tiranës, Sonila Muhametaj, për rishikimin e garës së emërimeve në SPAK.

Prokurorja e Tiranës e paditi Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe kërkoi shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut, pasi sipas saj pikëzimi është dhënë pa meritë.

Prokurorja Sonila Muhametaj këmbënguli para Gjykatës Administrative të Apelit se Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu e fituan garën për në SPAK nën preferenca të qëllimshme, edhe pse sipas saj njëri ishte konsideruar i paaftë nga Vettingu dhe tjetri  me dosje të pahetuara, si vrasja para zgjedhjeve në Elbasan.

Seanca është në fazën e konkluzioneve përfundimtare, prokurorja kërkoi riceljen e emerimit të dy prokurorëve të SPAK Alfred Shehu dhe Elvin Goge.

Lidhur me procedurën e emërimit janë shkelur procedura dhe vendimarrjet e marra e KLP-Së janë dhënë në konflikt  interesi. Gjithashtu ka pasur shkelje kushtetuese, në emërimin dhe mos marrjen e pikëve të plota. Kërkoi rihapje të garës dhe një vendimemarrje nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ndërsa pala paditëse në këtë rast Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjatë leximit të konkluzioneve përfundimtare përpara gjykatës u shpreh se nuk ka pasur konflikt interesi, pasi dy anëtarët e KLP ishin pjesë e këshillit dhe jo të komisionit. Gjithashtu monitorimi është bërë edhe nga ndërkombëtarët.

Përfaqësuesit e KLP kërkuan pushimin e çështjes dhe nëse nuk ndodh kjo atëherë si kërkesë tjetër depozituan  rrëzimin e padisë së prokurores, për rrëzimin e vendimit të KLP-së. Pas dëgjimit të palëve gjykata u tërhoq për vendim.

Emërimet në SPAK/ Gjyqi i prokurores në Gjykatën e Apelit për të rikthyer garën

Prokurorja Sonila Muhametaj këmbënguli sërish përpara gjykatës administrative të apelit se Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu e fituan garën për në SPAK nën preferenca të qëllimshme, edhe pse sipas saj njëri ishte konsideruar i paaftë nga vettingu dhe tjetri  me dosje të pahetuara, si vrasja para zgjedhjeve në Elbasan.

Sonila Muhametaj: Sa i përket zotit Shehu nuk ka kushtin e parë atë të sigurisë, certifikata e sigurisë së tij është e deklasifikuar pjesërisht kurse prokurorët dhe të gjithë magjistratën duhet ta kemi të deklasifikuar plotësisht.

Ju ngritët një pikëpyetje edhe për ngjarjen e Elbasanit?

Sonila Muhametaj: Po e keni dhënë juve e ka dhënë media dhe qëndrimin e prokurorit. Një nga kushtet sensitive është edhe qëndrimi i prokurorit në hetimet. Për Gokajn , qëndrimi i KPK dhe KPA është ai i paaftësisë që e dënoi të shkonte në shkollën e magjistratuyrës.

Në betejën e saj për në SPAK prokurorja Muhametaj po përdor si armë vendimarrjen e KLP që emëroi si prokurorë të posacëm Gokaj dhe Shehun të cilët kanë veshur këtë tunikë prej muajsh. Për këtë emërim prokurorja akuzon KLP se i emëroi duke i favorizuar, sa kohë prokurorja Muhametaj i kishte hetuar dy anëtarët e KLP.

Ky hetim sipas prokurores i solli renditje diskriminuese.

Muhametaj: Ballën i hetova çunin e xhaxhait kurse Tartar Bazajn e kam hetuar direkt.

Por me Gokajn dhe Shehun të emëruar prej kohësh në një Spak që është formuar me 17 gjyqtarë, beteja e prokurores Sonila Muhametaj ngre një pikëpyetja sa i takon mënyrës se si u formua SPAK.

Dy emërimet në SPAK/ Prokurorja e Tiranës kërkon shfuqizimin e vendimit të KLP: Janë dy magjistratë të paaftë

Gjatë seancës që po mbahet në Tiranë dhe ku ngrihen pikëpyetje se si u kryen dy emërimet më të fundit në SPAK, prokurorja e kryeqytetit, Sonila Muhametaj kërkon para Gjykatës së Apelit Administrativ që të marrë dy dosjet e prokurorëve të emëruar në SPAK, Elvin Golkaj dhe Alfred Shehu.

“Mendoj dhe çmoj”, tha më tej prokurorja  e cila garoi për në SPAK, por nuk u rendit fituese “se dy anëtarët e KLP, Tartar Bazaj dhe Alfred Balla kanë qenë në konflikt interesi pasi kam pasur çështje hetimore në një rast ndaj Bazës dhe në tjetrin për të afërmin e Ballës. Ndaj kërkoj të administrohen të dhënat për ta që provojnë konfliktin dhe njëanshmërinë”, tha para gjykatës Muhametaj.

Gazetarja Anila Hoxha që po ndjek procesin në administrativ, raporton se prokurorja kërkon shfuqizimin e renditjes së dy prokurorëve të kualifikuar fitues dhe që aktualisht janë emëruar në SPAK.

“Kam hyrë dhe në të gjitha procedurat e këtyre emërimeve është bërë në shkelje të ligjit”,  tha prokurorja.

“Kërkoj shfuqizim të listës për ngritjen e dy prokurorëve në detyrë sepse nuk është respektuar ligji për SPAK,  pasi kandidatët duhet të plotësonin kushtet e aftësive profesionale. Nesër për kandidatin Elvin Gokaj do vlerësoheshin aftësitë, komisioni i KLP duhet të shfuqizohet emri i e tij për ngritje më karrierë. KPK në procesin e rivlerësimit të këtij subjekti e ka cilësuar gjatë Vettingut këtë magjistrat si të paaftë, duke i dhënë detyrimin që të ndiqte magjistraturën për një vit. Kandidati tjetër është Alfred Shehu, i cili ka probleme të certifikatës së DSIK.

Këto kritere duhet të mbaheshin parasysh kur KLP i ngriti në detyrë dhe KLP ishte e detyruar të merrte të dhëna. Për hetimin që prokurori kreu për një ngjarje në Elbasan. Duhet të kërkojë drejtësia se çfarë fshihet për këtë kandidat që shkoi në SPAK”, deklaroi prokurorja para gjykatës së Apelit Administrativ të Apelit Tiranë.

“Këta dy prokurorë nuk duhet të emëroheshin në SPAK ndaj kërkoj shfuqizimin e vendimit të KLP”, shtoi ajo.

Muhametaj: I kërkoj gjykatës të administrojë dosjen e secilit prej nesh që garuam për në SPAK dhe aty do kuptoni se përse kërkoj dhe këmbëngul shfuqizimin e vendimmarrjes për ngritjen në karrierë të tyre.

Ekskluzive/ Zgjedhjet në SPAK, paditen në gjykatë/ Prokurorja Sonila Muhametaj bën padi në Gjykatën Administrative

SPAK është plotësuar me 17 prokurorë, por për dy vendet e fundit ku ishte garuese dhe Sonila Muhametaj, prokurorja kërkon gjyqësisht shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut, pasi sipas zonjës së akuzës ata nuk i kanë marrë pikët me meritë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përfunduar i paditur në Gjykatën Administrative për mënyrën se si ka renditur disa prokurorë pranë SPAK. Ish prokurorja e krimeve Sonila Muhametaj kërkon ndërhyrjen e gjykatës që të zhbëjë një vendim të KLP që e s’kualifikuan nga gara dhe kërkon emërimin në SPAK.

Procesi i emërimeve në SPAK kujton prokurorja  duhet të jete i hapur, ndërkohë që dy anëtarë  të KLP sipas paditëses gjenden  në konflikt interesi dhe duhet të kishin dhënë dorëheqjen . Sepse Sonila Muhametaj këmbëngul se i ka pasur nën hetim ata apo të afërmit e tyre. Duke u krahasuar me kolegët Shehu dhe Gokaj ajo kujton jo vetëm volumin e dosjeve që ka hetuar, por edhe parametrat që kërkohen për t’u ngritur në karrierë në SPAK.

Njëri nga fituesit sipas Muhametaj u klasifikua nga KLP në shkelje të Kushtetutës, pasi nuk plotësonte kushtin e aftësisë profesionale. Kurse për tjetrin sipas padisë së prokurores  KLP nuk u thellua  dhe nuk mori informacion pranë Prokurorisë së Elbasanit se si kishte hetuar përderisa “prokurori fitues i SPAK pati disa qëndrime jo korrekte pasi u pyet nga media për prova mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit”, thotë Sonila Muhametaj.

Madje prokurorja akuzon KLD-në se është në kufijtë e shpërdorimit të detyrës.

Duke hedhur dyshime të forta për arsyet e vërteta të renditjes Sonila Muhametaj i thotë gjykatës se këshilli  emëroi padrejtësisht dy kolegët e saj.

Në një padi që vendos në pikëpyetje qasjen e këtij institucioni, prokurorja i kërkon gjykatës riçeljen e garës dhe renditjen e 3 kandidatëve sipas ligjit dhe meritokracisë.

 

Top Channel