Prokurorja Sonila Muhametaj këmbënguli sërish përpara gjykatës administrative të apelit se Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu e fituan garën për në SPAK nën preferenca të qëllimshme, edhe pse sipas saj njëri ishte konsideruar i paaftë nga vettingu dhe tjetri  me dosje të pahetuara, si vrasja para zgjedhjeve në Elbasan.

Sonila Muhametaj: Sa i përket zotit Shehu nuk ka kushtin e parë atë të sigurisë, certifikata e sigurisë së tij është e deklasifikuar pjesërisht kurse prokurorët dhe të gjithë magjistratën duhet ta kemi të deklasifikuar plotësisht.

Ju ngritët një pikëpyetje edhe për ngjarjen e Elbasanit?

Sonila Muhametaj: Po e keni dhënë juve e ka dhënë media dhe qëndrimin e prokurorit. Një nga kushtet sensitive është edhe qëndrimi i prokurorit në hetimet. Për Gokajn , qëndrimi i KPK dhe KPA është ai i paaftësisë që e dënoi të shkonte në shkollën e magjistratuyrës.

Në betejën e saj për në SPAK prokurorja Muhametaj po përdor si armë vendimarrjen e KLP që emëroi si prokurorë të posacëm Gokaj dhe Shehun të cilët kanë veshur këtë tunikë prej muajsh. Për këtë emërim prokurorja akuzon KLP se i emëroi duke i favorizuar, sa kohë prokurorja Muhametaj i kishte hetuar dy anëtarët e KLP.

Ky hetim sipas prokurores i solli renditje diskriminuese.

Muhametaj: Ballën i hetova çunin e xhaxhait kurse Tartar Bazajn e kam hetuar direkt.

Por me Gokajn dhe Shehun të emëruar prej kohësh në një Spak që është formuar me 17 gjyqtarë, beteja e prokurores Sonila Muhametaj ngre një pikëpyetja sa i takon mënyrës se si u formua SPAK.

Top Channel