“Më vinte në lojë, nuk durova”, zbardhet dëshmia e efektivit të policisë që vrau kolegun brenda komisariatit

24/05/2022 10:39

“Më ofendonte rëndë e më vinte në loje dhe nuk durova”, kështu është shprehur 25-vjecari Ludjan Zaimi, i cili një ditë më parë vrau kolegun e tij, efektiv policie, në komisariatin nr. 3 në Tiranë.

Gazetarja Dorjana Bezat tha për Top Channel se 25 vjecari ka shfaqur pendesë për krimin, ndërsa ka thënë se ka qëlluar në inat e sipër kolegun Çaush Saliasi, pasi me të konfliktohej shpesh.

“Veprova në inat e sipër sepse më ofendonte rëndë e më vinte në loje dhe nuk durova. Vetëm pas disa minutash kam kuptuar çfarë kam bërë”- mësohet të jetë shprehur 25 vjecari pas krimit, që tronditi opinionin.

Top Channel