Pas javës italiane, nisën në Tiranë edhe javët e kulturës greke, duke e kthyer kryeqytetin në një arenë aktivitetesh që së bashku edhe me organizimet në kuadër të finales së madhe të Conference League, mbushin ditët e Tiranës.

Në një intervistë për Top channel, ministrja greke e Kulturës, shprehet se në këtë vizitë të pare ne Shqipëri është e mbushur me emocione pozitive.

Javët e kulturës greke nisen në Sheshin Skënderbej me koncertin e pianistit të vogël Stelio Kerasidis dhe do të vazhdojnë në ditët e ardhshme me interpretimet e instrumentisteve te Skenës Lirike të Athinës, homologia e Teatrit tonë te Operas dhe Baletit.

Në hapjen e aktiviteteve ishte edhe ministrja greke e Kulturës, Lina Mendhoni, e cila gjatë një interviste për TCH shprehu kënaqësinë që vizitonte për herë të parë Shqipërinë.

“Mund të them se ndjesitë e mia janë shumë pozitive dhe te përziera, dhe te mendosh se jam në një vend jashtë Greqisë dhe mund të flas greqisht”.

Ajo thotë se me homologen e saj shqiptare Elva Margariti, një mike me të cilën njihet nga takimet ne forume të ndryshme ndërkombëtare, kanë organizuar një vizite interesante dhe të vlefshme.

Përveç vizitës zyrtare këtu në Tiranë dhe nënshkrimit te memorandumit mes dy vendeve, kemi organizuar edhe vizita në sitet arkeologjike, për të mundësuar një program, i cili të jetë sa më gjithëpërfshirëses, per trashëgiminë kulturore të Shqipërisë që ne thelb është një trashëgimi e përbashkët edhe me Greqinë”.

Znj. Mendoni tregon edhe pikat kryesore te memorandumit qe u nënshkrua mes dy vendeve.

Pikat më të rëndësishme të këtij memorandumi janë krijimi i grupeve te përbashkëta të kërkimit me arkeologë, restauratore dhe museologe,te cilat do te marrin përsipër programe të caktuara. Tashme programi i pare është diskutuar dhe ka te beje me autoritetin grek te arkeologjisë se Janinës, i cili ka kërkuar te beje një kërkim se bashku me koleget shqiptare ne Antigone”.

Ministrja greke e kulturës që vjen nga bota e arkeologjisë, kujton se pas tërmetit të 2019 në Shqipëri, Greqia ofroi ndihmën e saj ne lidhje me mbrojtjen e siteve arkeologjike.

“Menjëherë pas tërmetit të madh që goditi Shqipërinë, me vendim të kryeministrit Qiriako Mitsotaqi, unë kontaktova me ministrinë e kulturës dhe me zonjën Margariti dhe jemi ne dispozicion, per çfarëdo ndihme qe mund te ofrojmë. Siç edhe ju e thate, Greqia ka një përvojë dhe ekspertizë të madhe në fushën e restaurimit të objekteve dhe mbrojtjes së tyre”.

Ministrja greke e kulturës thotë se mesazhi i javëve të kulturës greke dhe aktiviteteve te përbashkëta, nënvizon bindjen tonë se kultura mund të japë rrugëzgjidhje për çështje të vështira dhe të krijoje ura mes popujve dhe këndvështrimeve.

Intervista e plotë nga Ilir Paço

-Znj Mendoni, ju gjendeni ne Shqipëri për një seri takimesh dhe kontaktesh dhe do të vizitoni edhe disa nga sitet më të rëndësishme arkeologjike. Cilat janë mendimet dhe ndjesitë e para në lidhje me këtë?

Mendoni: Është hera e parë që vizitoj Shqipërinë dhe Tiranën dhe mund të them se ndjesitë e mia janë shumë pozitive dhe të përziera, dhe të mendosh se jam në një vend jashtë Greqisë dhe mund të flas greqisht. Kemi organizuar me ministren e kulturës së Shqipërisë, zonjën Elva Margariti që është një mike e imja, me te cilën jemi njohur ne forume te ndryshme ndërkombëtare, përveç vizitës zyrtare këtu ne Tirane dhe nënshkrimit te memorandumit mes dy vendeve, per gërmimet arkeologjike, mirëmbajtjen dhe restaurimin e monumenteve dhe studime e veprimtari muzeale, edhe vizita ne sitet arkeologjike. Kjo, per te mundësuar një program, i cili te jete sa me gjithëpërfshirës, per trashëgimie kulturore te Shqipërisë qe ne thelb është një trashëgimi e përbashkët edhe me Greqinë.

-E di se keni pasur kontakte edhe me herët me zonjën Margariti dhe pas tërmetit te 2019 Shqipëria kërkoi bashkëpunimin e Greqisë, per shkak te përvojës dhe ekspertizës qe ajo ka ne lidhje me restaurimin dhe mirëmbajtjen e objekteve arkeologjike. A ka avancuar ky bashkëpunim?

Mendoni: Menjëherë pas tërmetit te madh qe goditi Shqipërinë, me vendim te kryeministrit Qiriako Mitsotaqi, unë kontaktova me ministrinë e kulturës dhe me zonjën Margariti dhe jemi ne dispozicion, për çfarëdo ndihme që mund të ofrojmë. Siç edhe ju e thatë, Greqia ka një përvojë dhe ekspertizë të madhe në fushën e restaurimit te objekteve dhe mbrojtjes së tyre.

-Sot nënshkruat një memorandum bashkëpunimi siç e thatë edhe pak më lartë, mund të na thoni pikat kryesore të tij?

Mendoni: Pikat me te rëndësishme të këtij memorandumi janë krijimi i grupeve te përbashkëta të kërkimit me arkeologe, restauratore dhe museologe,te cilat do te marrin përsipër programe të caktuara. Tashme programi i pare është diskutuar dhe ka te beje me autoritetin grek të arkeologjisë se Janinës, i cili ka kërkuar te beje një kërkim se bashku me koleget shqiptare ne Antigone.

-Vihet re se kohet e fundit janë shpeshtuar shume vizitat e zyrtareve greke ne Shqipëri, siç është edhe vizita e sotme edhe e Ministrit te jashtëm z. Dendia, çfarë do të thotë kjo “lëvizje” në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe çfarë shënon ne mënyre te veçante vizita juaj ne Tirane?

Mendoni: Jemi 2 vende qe kemi marrëdhënie shume miqësore dhe sidoqoftë kemi një bashkëpunim te gjere edhe ne kuadër të vendeve te Evropës juglindore. Posaçërisht prezenca ime këtu sot, per bashkëpunimin kulturor, shënon pikërisht ate qe theksova me lart, marrëdhëniet thelbësore mes dy vendeve, trashëgimie kulturore qe është e përbashkët ne një pjesë shumë të madhe te saj, sitet arkeologjike, monumentet, që janë nga antikiteti grek dhe nga periudha bizantine, pra janë te shumta zonat dhe interesat qe kane komunitetet shkencore te dy vendeve. Ajo qe unë konstatova ne te gjitha takimet dhe ne keto pak ore qe ndodhem ne Shqipëri, është se helenizmi lulëzon, është i gjalle e dinamik dhe nga ana tjetër, ne Greqi ekziston një komunitet shqiptar, i cili vitet e fundit jeton e punon dhe studiojnë fëmijët ne Greqi. Vete ky realitet është shume i forte dhe sigurisht ndihmon ne mënyre vendimtare ne keto marrëdhënie mes dy vendeve ne te gjitha nivelet. 

-Java në të cilën kemi hyrë shënon nisjen e javëve të kulturës greke në Shqipëri. Cili është mesazhi i tyre?

Mendoni: Java nis kështu me koncertin e pianistit të vogël Stelio Kerasidhis dhe me një koncert te rëndësishëm me instrumentistë nga Skena lirike e Athinës. Ajo qe duhet theksuar është, se nëpërmjet javëve te kulturës dhe te aktiviteteve te përbashkëta, nënvizohet bindja jone se kultura mund te jape rrugëzgjidhje per çështje te vështira dhe te krijoje ura mes popujve dhe këndvështrimeve. Është pra shume e rëndësishme qe nis kjo javë edhe me ndihmën dhe bashkëpunimin e ambasadës greke.

Top Channel