Ludjan Zaimi është polici 25-vjeçar I cili një ditë më parë qëlloi për vdekje me armën e shërbimin kolegun e tij, Çaush Saliasi.

Ngjarja u shënua mbrëmjen e së hënës, brenda komisariatit nr.3 në Tiranë, ndërsa efektivi I policisë ndërroi jetë në Spitalin e Traumës, si pasojë e plagëve.

Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për Top Channel foton e efektivit të policisë, I cili tashmë është vënë në pranga.

Top Channel