Arbër Çekaj

Gjykata e lartë e Republikës së Shqipërisë ka bërë me dije se Arbër Çekaj, i akuzuar për 613 kilogramë kokainë të kapur në portin e Durrësit, ka kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për vendosjen në regjimin e posaçëm 41 biss .

Arbër Çekaj është dënuar me 14 vite burg për trafik droge. Ai është pronari i kontejnerit me banane i kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Arbër Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 14 vite burg.

Ai është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane. Në muajin gusht, ai tentoi së bashku me Fatmir Pjetrin që të arratiseshin nga burgu 313, por kjo tentativë e tij rezultoi e dështuar.

Top Channel