Ditën e mërkurë, Tirana do jetë në dispozicon të tifozëve dhe çdokujt që ka bileta për të ndjekur finalen e Conference League mes Romës dhe Feynordit.

Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve që më 25 maj mos të vijnë në Tiranë pasi hyrja do të jetë e bllokuar.

“Në Tiranë mos hajdeni, nëse nuk keni biletë mos hajdeni se do jetë e bllokuar. Do qarkullojnë ata që kanë një biletë dhe tiranasit. Ditën e mërkurë mos tentoni të vini në Tiranë se do jetë në dispozicion të miqve por dhe ata që duan të shijojnë ndeshjen”, shpjegon ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Në 25 maj nuk do të lejohet qarkullimi i makinave në kryeqytet.

“Që të administrojmë sa më mirë atë ditë e kemi shpallur ditë pa makina dhe i dedikohet vetëm atyre që kanë një biletë apo që vijnë nga Roma dhe Roterdami. Ka hapësira të dedikuara për parkimin e atyre që do të vijnë nga Rinasi apo Durrësi. Edhe për mjetet e vogla për sportdashësit, por edhe për ata që do vijnë ta shijojnë në stadium ndeshjen”, thotë Çuçi.

Sa i përket sigurisë për mbarëvajtjen e të gjithë organizimeve në kryeqytet për finalen, ekipit të policisë së shtetit i janë bashkuar edhe përfaqësues të policisë së Romës dhe Roterdamit.

Kemi kohë që punojmë me policinë e Roterdamit dhe Romës, na janë bashkuar ekipe nga policia e këtyre dy vendeve që të koordinojmë veprimet për të parandaluar situatat e pakëndshme, do të marrim masa që të parandalojmë çdo akt dhune apo nxitës dhunës.

Një tjetër thirrje ka shkuar për bizneset private që nuk kanë lidhje me ndeshjen, që të mërkurën, njëjtë si institucionet publike, edhe ato private ta bëjnë pushim për punonjësit, në mënyrë që të ketë sa më pak ngarkesë në lëvizje”.

 

Top Channel