Foto ilustruese

Një efektiv i FNSH-së në gjendje të dehur ka plagosur me armë zjarri një 60-vjeçar me probleme të shëndetit mendor.

60-vjeçari ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore i dëmtuar në këmbë me armë zjarri.

Grupi hetimor nga Agjensia e Mbiikëqyrjes Policore (AMP) nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

“Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë, i cili bën fjalë se në Kombinat është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi M. L., 60 vjeç, ju sqarojmë se: Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit, autori i kësaj ngjarje, shtetasi L. Gj., efektiv i FNSH-së, i cili gjatë kryerjes së krimit ka qenë në gjendje të dehur”, sipas policisë.

Nuk dihen ende rrethanat, ndërsa i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 23.05.2022, rreth orës 20:45, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi M. L., rreth 60 vjeç, banues në Kombinat, i cili në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri.
Nuk dihen rrethanat nëse është vetëplagosur apo e kanë plagosur. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, shkruhej në informacionin paraprak të policisë.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA