Opozita nuk propozoi sot asnjë kandidat për Presidentin e Republikës, duke e çuar në dështim dhe raundin e dytë të procesit për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Mazhoranca i dha të drejtën opozitës të japë propozimet në raudin e dytë dhe të tretë, duke hequr vetë nga kjo e drejtë. Por, sipas Enkelejd Alibeajt, socialistët prishën marrëveshjen dhe për pasojë sot në kuvend nuk dorëzuan asnjë emër.
Në deklaratën e dhënë për mediet në përfundim të seancës parlamentare, Alibeaj u shpreh se President duhet të zgjidhet dikush që miratohet nga të gjitha palët, në mënyrë që kur të jetë në drejtimin e shtetit, të mos bëhet peng i askujt.
“Detyrimi i deputetëve është të japë legjitimitetin e duhur atij që do të jetë President i Republikës. Sot, çfarë kemi bërë ne? Në mënyrën më fisnike, kemi marrë pjesë në këtë proces, e kemi parë dëgjuar lexuar, kemi dhënë kontributin tonë për të dhënë një President mbi palët. Nuk duhet të jetë President i dyve që luajnë tango.
Marrim pjesë në proces. Me të drejtën e Zotit dhe bazuar në raportet e OSBE/IDIHR mund të thoshim që Presidentin e duam ne si opozitë. Por dolëm përtej, për ta zgjedhur jo si lojë tangoje, por që të jetë President që të marrë mbështetjen e palëve politike, që nesër të mos jetë peng i asnjërit.
“Mos të jetë në atë vend jo për shkak të tangove, por për shkak të virtyteve që ka treguar në të shkuarën”, duke replikuar mbi deklaratën që dha më herët kryeministri Edi Rama kur tha se “duhen dy për tango, nuk mund të bëjmë tango vetë, nuk kemi partner“, duke nënkuptuar se Presidenti nuk mund të zgjidhjet pa marrëveshje mes dy palëve politike.
“Në mënyrë serioze thamë proces rregulla pastaj emra, po ç’t’i bëj këtyre që dinë vetëm të hanë fjalët, detyrimi ynë është të kontribuojmë, e dimë fare mirë që në raundin e katërt dhe të pestë i ka votat. Mjeti ynë i vetëm është të qëndrojmë tek parimet, tek procedurat. Ato kritere duhet të respektohen deri në raundin e tretë, hoqën dorë, ishte e parashikueshme, por historia do e tregojë se kush ishte brenda parimeve. Ne u qëndrojmë këtyre rregullave, këto janë të moralshme, krijon një proces, jo hermafrodit siç thotë ky. Modelet e zgjedhjes së presidenti në mënyrë të njëanshme ka treguara se nuk gëzojnë legjitimitetin që në start. sot ta krijojmë këtë proces që nesër ai që do të jetë president të mos e tregojë veten një produkt të kulimave. Nuk janë për një proces si e thashë ‘më jep një qen me lesh të të jap një arush fotograf’, nuk është e hijshme”, shtoi Alibeaj.
Top Channel