Për vite me radhë Pusteci është cilësuar si një nga zonat me potencial të lartë turistik por pavarësisht kësaj infrastruktura bazike mungon.

Vitin e kaluar fshatrat e bashkisë së Pustecit u frekuentuan nga gati 65 mijë vizitorë dhe këtë vit ka përsëri interes por pavarësisht kësaj buzë liqenit nuk ka plazhe, çka do të thotë se më së shumti bëhet fjalë për pushues që vizitojnë ishullin e Maligradit apo kishat eremite pa mundur të shijojnë liqenin.

Ndryshe nga sa ndodh me liqenet e tjera të vendit buzë të cilëve gjatë verës mund të pushohet dhe shijohen plazhet, në Pustec ato nuk mund te shfrytëzohen sepse janë të mbuluara nga barishtet, dherat dhe ndotje të tjera.

Bashkia e Pustecit e ka të pamundur ndërhyrjen për investime për shkak të buxhetit të vogël ndaj limitohet vetëm me mirëmbajtjen dhe pastrimin e mbeturinave ndërsa për ndryshime më të mëdha që do të përmirësonin ndjeshëm ofertën e turizmit por edhe jetesën e komunitetit pritet ndërhyrja e qeverisë

Dy plazhet më të afërta publike te liqenit të Prespës ndodhen në fshatrat Zaroshkë dhe Pustec por përveç tabelave që dëshmojnë vendndodhjen e tyre asgjë tjetër nuk i ngjan nje bregu normal ku mund të pushohet.

Top Channel