Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike ka përfunduar në Kukës dhe Bulqizë, rreth gjysmë ore më para se sa orari që ishte përcaktuar në herët dhe ka filluar procesi i numërimit.

Në Kukës u hapën tre qendrat e votimit për zgjedhjen e kreut të ri të PD, dy në qytet ku votuan anëtaret e qytetit, të grup seksioneve të Grykës së Vanave, Topojan, Shishtavec, Zapod, Bicaj, Malzi, Terthore, Shtiqen, Surroj, Arren, Kolsh.

Qendra tjetër ishte në fshatin Bushtrisë, ku votuan grup seksionet Bushtrice Ujmisht,Gryke- Caje dhe Kalis. Edhe anëtarët që nuk janë në listë morën pjesë në zgjedhje duke votuar me kartë anëtarësie të shoqëruar me letërnjoftim.

 

Top Channel