Prej qershorit në kryeqytet do të përdoret një teknologji e re për grumbullimin e mbetjeve, çka do të thotë se nuk mbeturinat nuk do të hidhen më në koshat që jemi mësuar deri më tani e që janë të vendosura në çdo lagje, por do të përdoren dy lloje kontejnerësh: nëntokësorë dhe mbi tokë.

“Janë kontejnerë te dy tipeve te ndryshme, mbi toke dhe nëntokësorë. 12 kontejnerë nëntokë ne 6 pika te ndryshme dhe 194 kontejnerë mbi tokë. Janë kontejnerë metalik që do zbrazen nga një mjet që do i kapi nga sipër. Karakteristike është që mjetet kane  sistem automatik që sprucon enzima ne kontejner për ta dezinfektuar. Ne këtë mënyre do te ulin shume erën e keqe që mbajnë kotejnerët sidomos ne këtë qytet qe bën shume nxehte”, tha Administratori i Eco Tirana, Diego Testi .

Kjo mënyrë e re e mbledhjes së mbeturinave që do të implementohet fillimisht në disa pika të Tiranës, kërkon që të bëhet një ndarje e mbetjeve përpara se të hidhen në kosh.

“Qëllimi i këtij projekti është që të fillojmë ta bëjmë tamam ndarjen e diferencuar te mbetjeve, se kontejnerët janë për  mbetje të rickilueshme dhe jo të riciklueshme. Ky ndryshim i madh teknologjik është dhe një sfide kulturore. Duhet te mësojmë te përdorim hyrjet e kazanëve dhe që të përdorim qese te mbyllura mire, te paloset kartoni dhe te hidhet ne vendin e vet, ne mënyrë që kazanët te përdoren ne mënyrën më të mirë të kapacitetit të tyre teknik”, tha Testi  .

Kamionët që do përdoren për mbledhjen e mbeturinave shkaktojnë më pak ndotje në atmosferë dhe për përdorimin e të cilëve nevojitet vetëm një punonjës.

Do jenë më pak persona për zbrazjen e kontejnerëve por ata do te kalojnë në shërbimin e fshirjes se qytetit”, shtoi më tej.

Për qytetarët dhe bizneset do të shpërndahen fletushka ku jepet informacion mbi mënyrën e përdorimit të koshave të rinj në kryeqytet si dhe gjatë ditëve të para do të ketë punonjës pranë pikave të kontejnerëve  për të orientuar banorët në zonë.

 

PIKAT E KOSHAVE NENTOKESORE

Rruga Sulejman Delvina                   Rruga Ismail Qemali

Stadiumi Selman Stërmasi              Blevardi Zhan D’ark

Bulvardi Bajram Curri                     Rruga George Bush

Rruga Lekë Dukagjini                     Rruga 28 Nëntori

Sheshi Nënë Tereza                        Mbrapa Pallatit të Kulturës        

Top Channel