Grupe inspektimi nga Drejtoria e Mjedisit kanë dalë në terren për situatën e krijuar në bregdetin e Shëngjinit në zonën e Kunës, ku vija bregdetare ishte mbuluar nga një pluhur i verdhë. Njëkohësisht janë marrë edhe kamione për analiza, të cilat janë dërguar në laboratorin e Tiranës.

Drejtori Rajonal i Mjedisit në Lezhë, Bardhok Frroku tha se kjo ndotje nuk është shkaktuar si pasojë e hidrokarbureve, por për shkak të një fenomeni natyror i krijuar nga poleni i pishave.

Zona e Kunës është një zonë me shumë pisha, si pasojë ka ardhur edhe ky fenomen. Frroku u bëri thirrje pushuesve që të vijojnë të qetë plazhin, pasi nuk është situatë problematike.

Top Channel