Kur na ndajnë pak ditë nga ndeshja e Konferencë Ligës mes ekipeve Roma-Fejnord, krerët e Policisë së Shtetit dhe homologët italianë dhe holandezë zhvilluan takim për planin e masave, që do të sigurojnë mbarëvajtjen e e kësaj ngjarje të madhe sportive.

Patjetër që do të ketë bllokime të rrugëve dhe Tirana do të jetë e bllokuar për ata që nuk kanë punë për të ardhur në kryeqytet atë ditë, unë u sugjeroj të mos vijnë në Tiranë. Do të kemi komunikime të tjera në vazhdim lidhur me atë se cilat rrugë dhe cilat segmente do të jenë të bllokuara. Dua t’ju bëj me dije se në media është diskutuar që do të ketë një shtetrrethim, por unë dua t’u them gjithë qytetarëve se data 25 maj do të jetë një ditë feste. Mediat të mos përhapin panik”, tha Gledis Nano, Kreu i Policisë së Shtetit.

Pavarësisht se tifozeritë janë ndarë që në ardhje e po kështu edhe fanzonat në Tiranë, frika e përplasjes së tifozerive është e pranishme.

“Nuk do të lejojmë kurrsesi që një pakicë e vogël tifozësh që nën efektin ndoshta edhe të pijeve alkoolike apo të adrenalinës që shkakton ndeshja, të prishin gjithë imazhin e vendit tonë. Kjo nuk do të lejohet. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë si të Holandës edhe të Italisë. Unë besoj, jo shpresoj, por besoj, që ky event është një prove, që policia shqiptare do ta kalojë me shumë sukses”, shtoi ai.

 

Top Channel