Kampionati Evropian i Peshëngritjes/ Hapet më 27 maj në Korpusin Olimpik në Tiranë

21/05/2022 16:06

Maji duket muaji i aktiviteteve ndërkombëtare për vendin tonë dhe veç finales së Conference League që ka marrë vëmendjen e kujtdo, dy ditë më pas.

Më 27 maj do të zhvillohet ceremonia e çeljes së Kampionatit Europian të Peshëngritjes që do të zhvillohet në Korpusin Olimpik.

 “Vërtet është finalja e madhe e futbollit përpara nesh por kjo nuk e zbeh aktivitetin tonë që është kampionati i 100 europian, një jubile për federatën europiane të peshëngritjes. Gjatë këtyre dy javëve në Tiranë do të ketë një delegacion sportistë dhe zyrtarësh mbi 600 persona që nuk do të jenë vetëm sportist por edhe turist në kryeqytetin tonë”, tha Elez Gjoza.

Pasi kanë ngritur tonelata pesha në aktivitete të ndryshme ndërkombëtare, Briken Çalja, Erkand Qerimaj dhe Evangjeli Veli do të kenë shansin të ngrenë flamurin në shkallën më të lartë të podiumit në Tiranë këtë herë përpara tifozërisë dhe mbështetësve të tyre. Presidenti i FSHP Elez Gjoza është i bindur për objektivin që kanë këta sportist.

“I bëj thirrje tifozerisë që të jetë sa më e shumë e pranishme në ditën e garës së sportistëve tanë të cilët padyshim do të jenë brenda zonës së medaljeve në këtë europian dhe këto nuk do të jenë vetëm medaljet e tyre apo të federatës së peshngritjes por do të jenë medaljet e Shqipërisë”, tha

Kampionati Europian jubilar, i 100-ti në historinë e peshëngritjes europiane do të startojë më 28 maj dhe dot ë mbyllet më 5 qershor, ndërkohë që gara e sportistëve shqiptarë do të jetë më 30 maj.

Top Channel