Tritoli në Shkodër/ Dalin pamjet e kamerave të sigurisë, dyshohet se një burrë u kamuflua si grua  

20/05/2022 09:03

Top Channel ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë pranë biznesit të policit Ndrek Rrasa në Shkodër, të cilit iu vu tritol orët e para të mëngjesit të sotëm në lokalin e tij.

Siç shihet nga pamjet e kamerave, një grua në pamje të parë, por që mendohet se është një burrë i kamufluar si grua, vendosi tritolin pranë lokalit të policit dhe më pas i vuri zjarrin edhe fugonit në pronësi të policit, që ndodhej pranë lokalit.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe identitetin e autorit.

 

 

Top Channel