Tensionet në Lindjen e Mesme, qeveria italiane miraton dekretin për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve për 20 ditët e ardhshme 19/03 07:22
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg.
Stoltenberg shkruan në Twitter se komunikoi me Ramën për ndihëm që Shqipëria dhe NATO i kanë dhënë Ukrainës.
Ndërkohë në fokus të bisedës ka qenë edhe anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në Aleancën Euroatlantike.
“Telefonatë pozitive me kryeministrin Edi Rama i Shqipërisë për mbështetjen e NATO-s për popullin ukrainas kundër pushtimit rus. Ukraina mund ta fitojë këtë luftë. Ne diskutuam gjithashtu se si Finlanda dhe Suedia do të forconin Aleancën tonë dhe rëndësinë e politikës së Dyerve të Hapura”, shkruan Stolenberg.
Top Channel