Presidenti i ri, Alibeaj: Dokumenti u shkel nga ana PS! S’u nisëm për proces kulisash, panë që s’e vidhnin dot procesin

20/05/2022 16:24

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se anuloi mbledhjen e grupit parlamentar pasi PS donte të vidhte procesin dhe të ushtronin pushtetin e tyre edhe në Presidencë.

Ai theksoi se kandidatët e propozuara nga PD-ja nuk ishin të përfshirë në procese antiligjore, ashtu si të PS-së.

“Cili do të ishte shkaku, një nga shkaqet është cilësia e kandidatëve tanë, mund të jemi anatemuar për qëndrime jo korrke, ose për kandidatë të kapur peng. U duk e qartë që nuk janë as peng. Ai pa që nuk kishte asnjë shans për ta joshur, për ta vjedhur këtë proces, një nga kriteret ishte që të ishte profil të qartë antikomunist. Ne kemi firma jo për një por për dy. Por në fakt po kujtoj se ky proces u bë që produkti të ishte konsensual sic është kushtetuta e do që të jetë mbi palët, as i njërës as i tjetrës. Ne ndoqëm këtë rrugë për të mbajtur garanci. Hapin e parë e bëjmë ne, katër propozime, tre nga ne tre nga ata e zgjedhim një, hapi tjetër kërkon nënshkrime të përbashkëta jo si mungesë, por si nevojë në vitin 2002 është zgjedhur një president konsensual, si atëherë praktika ka qenë e tillë. Pasi u identifikua zoti Moisiu u procedua me firma dhe shkrime të përbashkëta, si një element që tregon mbështetjen dhe legjitimitetin që kërkon presidenti. Ne u nisëm jo për një proces kulisash, dhomash të errëta por në sy të publikut dhe medias. Për këdo është e qartë që ne kemi qëndruar parimor për të dhënë një president republike, por keqardhja ime është që në atë mbledhje ramë dakord, po biem dakord më tha kolegu im, unë thash ok, ja pra dokumenti u shkel nga ana PS. Keqardhja është që siç ka filluar Edi Rama, kështu do të vijojë. Më së paku për të treguar fytyrën e vërtetë, doli kështu, nuk jam shumë i lumtur që dolën parashikimet e mia“, tha Alibeaj.

Negociatat mes PS e PD për Presidentin e ri të Republikës duket se janë kthyer në pikën zero.

Enkelejd Alibeaj, njoftoi pak çaste më parë, anulimin e mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ku do të diskutoheshin kandidaturat për president të Republikës, ndërsa akuzon socialistët për ndryshim të qëndrimit.

Top Channel