Në tendera përherë e më shumë nënkontraktorët po futen në lojë me qëllim abuzimin e sigurtë me fondet. Por për SPAK, ky fenomen ende nuk ka marrë formën e mafias.

Në lidhje me tenderat, janë fenomene shqetësuese sepse abuzohet me fondet publike, fenomeni i nënkotraktorit funksionon, nuk mund te them në nivelin e mafias, ka dale rast pas rasti në hetimet. Kemi mbingarkese në procedurat e hetimit të tenderave dhe kjo mbingarkesë të shpërnqëndron duke mos u fokusuar te ne”, tha Arben Kraja.

Përpos mbështetjes, Enkelejd Alibeaj numëroi dosjet që opozita kallzoi në SPAK dhe që ende s’kanë finale:

Rruga e Arbërit, Teatri, zgjedhjet, chek up-et, çështjet zgjedhore, kemi dërguar te ju 50 kallëzime penale, për të mos thënë patronazhistët. Kemi ndjekur rrugën ligjore”.

Kompani të caktuara pranë qeverisë apo klienteliste kanë përfituar qindra miliona euro nga fondet e tërmetit”, tha Dashnor Sula.

Kam pyetur prokurori të ndryshme dhe kam mësuar që prej tyre kanë hetime”, tha Kraja.
Por nëse nevojitet apo jo një nismë për të frenuar politikanët që atakojnë SPAK-un, Arben Kraja e la në dorë të politikës, ashtu si edhe sugjerimin tjetër nëse duhet një njësi speciale që mos të dekonspirohen hetimet ndaj të korruptuarve dhe krimit të organizuar”.

Në këtë pikë, Famir Xhafa, jo vetëm e këshilloi kryeprokurorin e SPAK-ut me shprehjen ‘noti mësohet në dallgë të forta”, por njëherazi vlerësoi se kritikat e kryeministrit dhe Ulsi Manjës ndaj Prokurorisë së Posaçme u thanë në vendin dhe kohën e gabuar.

Koha kur prokurori i përgjithshëm dhunohej publikisht në mënyrën më skandaloze, kur ministri i Drejtësisë merrte dosjen e prokurorit ka përfunduar, është diçka e mirë, është një fat shumë i madh dhe nuk duhet ta lejojmë ne dhe as ju. Se nuk e lejon kushtetuta nuk e lejojnë ligjet. A ka ndikim, a ka përpjekje, ka përpjekje për ta delegjitimuar atë që bëni ju.

Top Channel