Një tritol ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në derën e një lokali në pronësi të 46-vjeçarit Ndrek Rrasa, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20 në fshatin Grudë e Re dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale në lokal si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij autobus, i parkuar para lokalit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.

 

Top Channel