Sozia më i famshëm i Elon Musk, Yilong Ma është pezulluar në mënyrë sensacionale nga rrjetet sociale kineze.

Mediat perëndimore raportonin sot se llogaria e Ma nga rrjeti gjigant Douyin – që konsiderohet si versioni kinez i TikTok – është zbrazur nga çdo përmbajtje.

Ndërsa në llogarinë e Ma në rrjetin gjithashtu masiv aziatik Weibo, është vendosur një njoftim për kufizime të aktivitetit për arsye të “shkelje të politikave të platformës”.

Përfaqësues të kompanive Douyin e Weibo nuk ishin të gatshëm të komentonin ndaj interesit të mediave, dhe as vetë Ma nuk i përgjigjej interesimit për çështjen  të rrjetit Insider.

Në postimin publik të faqes së Ma në versionin TikTok, ku ai njihet me emrin ‘e kompromentuar’ “Elong Musk,” kishte ende shenja aktiviteti por numri i ndjekësve të tij aty qëndronte në 239,000 në një kohë kur videot e tij kanë rreth 3.9 milionë pëlqime secila.

“Të gjitha platformat me video jam detyruar t’i nis nga e para, më ka mbetur vetëm TikTok. Ju dua shumë ,” thuhet në profilin e Ma në TikTok”.

Shkaku i pezullimit nga rrjeti i sozisë së miliarderit perendimor, mbetet totalisht mister.

Ma u bë fillimisht i famshëm në rrjetin gjigant kinez Douyin, në nëntor 2020 me videot e tij prej ngjashmërisë me miliarderin e teknologjisë, hapësirës, makinave elektrike e shumë inovacioneve të tjera, kur Musk tha ndoshta me shaka se mund të ishte “pjesërisht kinez.”

Rrjedhimisht Ma nisi të postonte video në TikTok, ku me anglishten e tij të copëtuar shprehte mbështetje dhe disa kritika ndaj tentativës së Musk për blerjen e rrjetit Twitter.

Por popullariteti i Ma u rrit dhe kreu i Teslas deklaroi se do të donte të takohej me Ma “nëse provonte se ishte një person i vërtetë”.

Deklarata shtoi spekulimet për personazhet e rremë ose të krijuar nga inteligjenca artificiale që tërheqin miliona ndjekës naivë në botën virtuale të internetit.

Musk e pohonte vetë: “Do të desha të takohem me këtë djalë (nëse është i vërtetë). Por është e vështirë të dish sot me gjithë këto falsitete që përballemi.”

Ma shpejt i ishte përgjigjur miliarderit ‘të famshem e te gjithanshëm’: “Jam këtu, edhe unë dua të të takoj, ti je heroi im”.

FOTO GALERI
2/3
Shkaku i pezullimit nga rrjeti i sozisë së miliarderit perendimor, mbetet totalisht mister.

Top Channel