Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë brigjeve të Barit, ku një rimorkiator i nisur nga Ankona drejt Shqipërisë për disa punime, është mbytur, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave.

Komandanti i mjetit, një 63-vjeçar nga Katania, u arrit të shpëtohej nga një anije që u nis menjëherë në zonë prej autoriteteve portuale italiane.

Trupat e pajetë i përkasin ekuipazhit të rimorkiatorit të mbytur.

Pesë anëtarët e ekuipazhit të rimorkiatorit të flotës së kompanisë Ilma janë katër italianë dhe një me kombësi tuniziane.

Pesë anije mbështetëse mbërritën aty, përfshirë një mjet kroat, të cilat asistohen nga ajri dhe me helikopter, ndërsa hasën në vështirësi për shkak të erërave të forta.

Mësohet se komandanti i gjetur në një gomone, i vetmi i gjallë është në gjendje shoku në Poliklinikën e Barit.

Rimorkiatori “Franco P” i kompanisë Ilma, i cili u nis mbrëmë për të mbërritur në Shqipëri, ku duhej të tërhiqte një varkë me 9 persona.

Top Channel