Ekskluzive/ Kush tentoi t’i hidhte në erë shtëpinë Talo Çelës, pas planit për të vrarë Florenc Çapjen

19/05/2022 17:02

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbardhur tentativën për t’i hedhur në erë shtëpinë Talo Çelës, ngjarje e cila ndodhi në orët e para të mëngjesit të 5 nëntorit të vitit 2020.

Ishte shtetasi Elio Bitri, ai që i vuri Talo Çelës tritol në banesën në e tij, ku policia gjeti 2.8 kg lëndë plasë që nuk shpërtheu, e cila mund ta rrëzonte vilën 2-katëshe.

Tritoli shpërtheu në pjesën e jashtme të shtëpisë dhe pati dëme materiale. Banesa pësoi dëme materiale në katin e parë të saj, ku xhamat u bënë copë. Autori asokohe nuk u zbulua dot, pasi në zonën ku ndodhet shtëpia nuk ka banesa të tjera afër dhe as kamera të cilat mund të kenë filmuar ngjarjen. Shtëpia ndodhej 150 metra larg vendit ku u ekzekutua vëllai i Talos, Bujar Çela.

Mirëpo, e gjithë tentativa për t’i hedhur në erë Talo Çelës, erdhi pasi ky i fundit tentoi të vrite Florenc Çapjen, plan i cili mbeti në tentativë.

Njëherazi Talo Çela dyshohet se siguroi mjete për të vrare Sokol Sanxhaktarin, ashtu si edhe i kërkuari tjetër Florenc Çapja që bëri të njëjtin plan, por nuk e realizoi dot.

Dhe të gjitha këto, por edhe vrasje të tjera që Top Channel do t’i raportojë në vijim ndodhën në trekëndëshin Elbasan-Durrës-Tiranë.

Këtë të enjte SPAK zbërtheu fijet e krimit të organizuar në vend, e për këtë me 32 mandate arresti është vënë në kërkim të 32 personave mes të cilëve 18 gjenden nën pranga, kurse të tjerët vijojnë në arrati si Ervis Martini, Talo Çela, Suel Çela dhe Florenc Çapja.

Top Channel