Tre persona kanë ndërruar jetë brenda pak orësh në vendin tonë këtë të enjte.

Pas dy aksidenteve tragjike, një tjetër aksident ka ndodhur në Fier, në fshatin Boçovë, ku 43-vjeçari, duke punuar me zetor në tokë ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, ka rënë në kanal dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Pasi përmbysjes së zetorit, mjeti e ka zënë poshtë Eduart Metushi duke e lënë të vdekur.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 08:00, në fshatin Boçovë, Fier, shtetasi E. M., 43 vjeç, duke punuar me zetor në tokat e fshatit Boçovë, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, ka rënë në kanal dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel