Foto ilustruese

Një automjet është djegur plotësisht rreth orës 01: 12 në lagjen “Astane”, në fshatin Kotë në Vlorë.

Sipas policisë automjeti tip “Mercedez-Benz” është djegur plotësisht teksa ndodhej në garazh dhe ishte në pronësi të shtetasit K.N.

Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku edhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Nuk dihet zjarrvënia nëse është e qëllimshme, apo ka ndodhur për shkak të defekteve teknike.

Top Channel