Osmani dhe Gjukanoviç kundër/ Reagon Rama: Ballkani i Hapur nuk do të ndalet! Nisma përshpejton Procesin e Berlinit

18/05/2022 20:09

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë mbrëmje pas deklaratave të presidentes së Kosovës Vjosa Omani dhe presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç se “Open Balkan” i duhet thënë jo.smën e Ballkanit të Hapur.

Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nismë nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot“, shkruan Rama në “Twitter”.

Milo Gjukanoviç vizitoi sot Kosovën, në të parën vizitë si president i Malit të Zi. Në konferencën e përbashkët për mediat me homologen e Kosovës dy presidentët ndanë qëndrimin se Procesi i Berlinit është nisma që i duhet Ballkanit dhe jo “Open Balkan”.

Ndërkaq, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç tha se nuk janë pjesë e iniciativës “Open Balkan”.

Jemi shumë të vetëdijshëm për mundësinë e bashkëpunimit rajonal ekonomik. Ky orientim parimor nuk do të thotë se i kemi sytë mbyllur. Por, ne mendojmë se në këtë temë kemi një iniciativë të mirë të Procesit të Berlinit. Kjo iniciativë është komplementare në rrugën drejt integrimit evropian”, tha ai.

Top Channel