Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të Sukthit, ku një shtetas ende i pa identifikuar ka ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të 48-vjeçarit Arben Mërkuri.

48-vjeçari është paraqitur menjëherë në spital me plagë të rënda ku ka ndërruar jetë. Bëhet me dije se Arben Mërkuri kishte precedent penal në fushën e narkotikëve dhe përdorte edhe mbiemrin Ismaili.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel