Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Lumalas të Korçës, ku janë përplasur dy automjete.

Një mjet tip “X6” është përplasur me një taksi, e si pasojë i ka ikur njëra gomë dhe ka ikur zvarrë për gati 1 km, duke përfunduar në kanal.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar nga aksidenti, por vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel