Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Rrugën  e Kombit në aksin Kukës-Morinë, ku dy mjete me targa të Kosovës janë përplasur me njëra-tjetrën,

Boti naftës me targa KS 509 XB është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me targa 01 737 QJ.

Mësohet dy pasagjere të mjetit “Volkswagen” (nëna dhe motra e drejtueses” janë lënduar dhe janë dërguar për mjekim në spitalin e Kukësit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

I lënduar ka mbetur edhe drejtuesi i botit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe paraprakisht dyshohet se shkaku ishte lagështia në rrugë.

Top Channel