Ishte radha e banorëve të Ndroqit ti gëzoheshin shtëpive të reja të ndërtuara nga themelet pas tërmetit të dy viteve më parë.
Janë 74 familje të cilat prej kësaj të marte do të jetojnë në këtë lagje të re për të cilën kryeministri u la vetëm një porosi. Të kujdesen e shtojnë gjelbërimin.
“Shumë familje, jam i bindur që ka dhe këtu familje që mbase janë në skemën e ndihmës ekonomike, nuk kanë asnjë nevojë të kenë dhimbje koke sesi do shlyejnë shtëpinë me bankat. Shtëpia është e tyre 100% falas! Ka disa që thonë që duhet të ishin bërë më shpejt. Në Itali dhe në Greqi të gjithë kanë njerëz të njohur, familjarë, fqinjë, mund t’i pyesni sa vite kanë familjet që presin të marrin kompensimet dhe të kthehen në shtëpi pas tërmeteve? Deri në 15 vjet. Italia është një nga 7 fuqitë më të mëdha ekonomike të botës edhe ka akoma sot, pas 15 vitesh, 12 vitesh, 10 vitesh familje që jetojnë nëpër kabina”, tha Rama.
Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kësaj lagjeje do ti shtohen edhe Qendra shëndetësore bashkë me kopshtin që janë drejt përfundimit.
“Jam shumë krenar për punën që kemi bërë dhe për këtë komunitet të bukur. Ka qenë një situatë e jashtëzakonshme – nuk kishim në dorë as tërmetin, as pandeminë, por, pyetja nuk është si rrëzohemi, pyetja është sa shpejt ngrihemi të gjithë bashkë, kur fatkeqësinë vendosim ta kthejmë në mundësi, si kjo lagje e re. Sot kemi ndërtuar një komunitet, me shërbime. Metafora që ne zgjodhëm ishte puna”, tha Veliaj.
Top Channel