
Një grua 41-vjeçare dhe të tre qentë që po ecnin me të janë vrarë dje të goditur nga një makinë në zonën Chelsea në qendër të Londrës.
Shoferi i makinës, një djalë 26 vjeçar u arrestua me akuzat e shkaktimit të vdekjes prej drejtimit të rrezikshëm të makinës.
Policia dhe mjekët u thirrën në vendin e aksidentit pas raportimeve për një përpasje të një kalimtari, kafshëve dhe një mjeti Audi.
41 vjeçarja Olivia Riley u gjet e vdekur në vendngjarje ndërsa kafshët vdiqën më vonë nga plagët. Një prej dëshmitarëve e përshkruante skenën si një “kasaphanë”.
Ata komentonin në Facebook: “Dy labradorët kishin vdekur kurse i treti ulërinte aq fort duke depërtuar skenën e kaosit që e rrethonte”.
“Disa makina u përplasën dhe gjaku ishte spërkatur kudo. Mësova se pronarja e qenve kishte vdekur së bashku me tre qentë e saj.
“U prehtë në paqe zonja dhe tre qentë. shumë e trishtueshme.”
Një tjetër kalimtar shkruante në rrjetin Twitter: “Kalova andej me makinë kur sapo kishte ndodhur. Skenë e tmerrshme, tre qentë e vdekur në rrugë dhe disa makina të përplasura”.
Vendi ku ndodhi ngjarja është nga zonat më ekskluzive të Londrës, përgjatë lumit Tamiz ku jetojnë tradicionalisht emra të famshëm.
Top Channel