E ardhmja e Gabriel Jesusit te Manchester City është në dyshim serioz.

Sulmuesi braziliani ka frikë se afrimi i Erling Haalandit, një prej sulmuesve më të mirë në botë, ia ngushton hapësirat në sulmin e Citizens, ndaj po mendon largimin.

Një nga klubet që ka shfaqur më shumë interes për të është Arsenali. Sipas “football.london”, “Topçinjtë” e kanë prioritet sulmuesin brazilian për të rritur fuqinë goditëse sezonin e ardhshëm, që mund shënojë rikthimin i tyre në Champions League.

Sipas Fabrizio Romanos, gazetar italian të specializuar për lëvizjet e merkatos, klubi londinez është duke finalizuar ofertën, që do t’ia paraqesë Manchester City-t për brazilianin, e cila do të ishte rreth 40 milionë euro./supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA