Në disa zona të qarkut të Korçës kanë rënë reshje të dendura breshëri, duke dëmtuar të mbjellat në fshatin Boshanj.

Reshjet e breshërit kanë vazhduar prej rreth një ore, duke dëmtuar sipërfaqet e mbjella  me grurë, tërshërë dhe kopshtet me fasule, domate, qepë dhe speca.

Banorët janë të shqetësuar për rrugën e fshatit, që u dëmtua akoma edhe më shumë nga reshjet e sotme, çka sjell vështirësi për ta.

Top Channel