Në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri -SHBA, Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ndodhet në Tiranë.

Gazetari Top Channel , Muhamed Veliu mëson së zoti Pompeo vjen më ftesë të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Gjatë qëndrimit në Tiranë ish sekretari Pompeo do të marrë titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” nga universiteti i Tiranës.

Pompeo është një politikan, diplomat dhe biznesmen amerikan që shërbeu nën Presidentin Donald Trump si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) nga 2017 deri në 2018 dhe si Sekretari i 70- të i Shtetit i Shteteve të Bashkuara nga viti 2018 deri në 2021.

“Ditën e hënë, në orën 10:00, në Hotel “Sheraton”, Kuvendi i Shqipërisë, me nismën e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe nën kujdesin e Kryetarit të Grupit, z. Taulant Balla, do të organizojë një veprimtari kushtuar 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. Në këtë veprimtari do të përshëndesë Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, dhe personalitete të tjera të larta”, thuhet në njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA