Vidhnin banesa në Patos dhe jo vetëm, në pranga tre persona. Pas kontrollit në banesë njërit prej tyre iu gjet kanabis Top Channel publikon sot pamje pak minuta pas atentatit në autostradën Lezhë-Tiranë, rreth orës 20:05 një natë më parë, ku në shënjestër ishte Blerim Preçi.
Në pamje shihen kalimtarë të cilët i ofrojnë ndihmë. Gjithashtu dëgjohet teksa Preçi pyet nëse ka marrë plumba në kokë, i traumatizuar dhe i gjakosur.
Qytetari: Eja vrap tek lokali se thirra mjekun, thirra dhe policinë.
Blerim Preçi: A kam plumba n’ kokë.
Qytetari: Jo jo s’ke gjë.
Deri më tani në komisariatin e Lezhës janë shoqëruar 10 persona, por asgjë nuk është zbardhur për këtë ngjarje.
Një makinë në ecje ka qëlluar në drejtim të Preçit, i cili po udhëtonte në një mjet tip Mercedes Benz ‘ML’. Atentati i dështuar pati shënjestër Blerim Preçin nga Miloti, teksa në makinë ka qenë edhe i afërmi i tij, Klisman Preçi.
Ndaj tyre është qëlluar me breshëri automatiku, teksa fatmirësisht u kanë shpëtuar plumbave.
Preçi rezulton pa precedent penal në vendin tonë, por sipas burimeve, ai rezulton me precedent penal në Belgjikë.
Nuk dihet ende shkaku i atentatit, ndërsa policia vijon punën për kapjen e autorëve, të cilët janë larguar në drejtim të paditur.
Top Channel