G7 nuk njeh ndryshim kufijsh, mbështetje për integritetin e Ukrainës, përfshi edhe Krimenë

14/05/2022 14:34

Pas tre ditësh diskutime intesive mbi Ukrainën, grupi i G7 doli me një deklaratë të përbashkët duke thënë se nuk do t’i pranojnë kurrë kufijtë që Rusia po përpiqet ti ndryshojë me luftën e saj.

“Ne kurrë nuk do t’i njohim kufijtë që Rusia është përpjekur të ndryshojë me agresionin e saj ushtarak dhe  riafirmojmë angazhimin tonë në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, duke përfshirë Krimenë dhe të gjitha rajonet e tjera. “, tha Annalena Bearbock.

Grupi i G7 u zotua të zgjerojë më tej edhe sanksionet duke përfshirë sektorët nga të cilët Rusia është e varur dhe të vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me armë për ta ndihmuar atë të zmbrapsë pushtimin rus.

Vetëm një ditë më parë shefi i politikë së jashtme njoftoi se i kanë akorduar Ukrainë një ndihmë shtesë në aarmë në vlerë 500 milionë euro.

Vendet perëndimore e kanë furnizuar Ukrainën me artileri, raketa anti-ajrore, armë antitank dhe materiale të tjera të fuqishme, por Kievi kërkon më shymë mbështetje, pasi thonë se vetëm kështu mund të mbrohen.

Ndërsa lufta vijon, ministrat e jashtëm të G7 theksuan gjithashtu ndikimin në rritje të luftës në vendet më të varfra, veçanërisht në fushën e sigurisë ushqimore.

Top Channel