Vlora ka hapur zyrtarisht sezonin turistik. Koncerti tradicional është mbajtur dje në mbrëmje në qytet ndërsa më herët gjatë ditës nisi vijoi pastrimi i plazheve publike me mjetet teknike më të fundit. Aty ndodhi edhe një incident në të cilin u përfshi edhe kryebashkiaku Dritan Leli.

Koncerti festiv i organizuar nga Bashkia e qytetit është ndjekur nga banoret por edhe turistet qe kane nisur te vizitojnë qe tani qytetin. Për disa vite rresht Vlora ka pritur numrin me te madh te turisteve, veçanërisht ata te huaj.

Krye i bashkisë Dritan Leli i bën ftesë të gjithëve që të zgjedhin Vlorën këtë vit për të pushuar.

“Ftesa e Vlorës për turistët nis edhe nga pastërtia e plazheve. Së fundmi plazhet publike ranore të qytetit po pastrohen me mjete moderne falë bashkëpunimit të bashkisë me bankën gjermanë për zhvillim”, tha Dritan Leli.

Në nisje të procesit të pastrimit të plazhit të njohur pranë shëtitores së madhe ndodhi edhe një incident.

Një pushues shfaqi probleme serioze shëndetësore. Kryebashkiaku Leli, i cili me profesion është mjek i dha ndihmën e parë

Pas transportimit për në spital nga autoambulanca gjendja shëndetësore e pushuesit u përmirësua dhe e kaloi rrezikun.

Top Channel