Rrëzimi i rezolutës, Berisha: Pretendimet e Ramës dhe Ballës janë të neveritshme

13/05/2022 12:15

Deputeti Sali Berisha në një konferencë për mediat e konsideroi rrëzimin e rezolutës së Srebrenicës një ditë më parë si aktin më të turpshëm në 30-vite të shtetit shqiptar.

Sipas tij, Rama reagoi  si një kriminel me aktin e rrëzimit të rezolutës.

Dënimi i genocidit është detyrim, akt i rëndë më i turpshëm, refuzimi për të dënuar me një rezolutë një genocide të konfirmuar nga dy gjykata, ajo e Krimeve në Luftës në ish Jugosllavi dhe ajo e Hagës, mbi bazën e evendimit të këtyre gjykatave, vendet e lira në tërësi kanë kaluar në parlament rezoluta në të cilin dënohej genocidi serb si barbaria më e madhe, si akti më barbar në 30-vite. E  ka bërë parlamenti evropian, kongresi, e kanë bërë parlamentet e tjera, edhe i Malit të Zi në të cilin siç dihet jeton një shumicë e konsiderueshme. Për hir të së vërtetës jo si genocide por si masakër në 2019 e ka dënuar edhe nga vetë parlamenti i Serbisë. Shqipëria ishte vendi i vetëm që nuk ka dënuar asnjë nga genocidet që kanë ndodhur. Shqipëria të refuzojë një rezolutë për dënimin e genocidit në Bosnje. Dua t’ju shpjegoj këti në mënyrë absolute  nuk mendoja se kjo rezolutë nuk do të votohet nga mbarë parlamenti, pretendimet e Edi Ramës dhe Taulant Ballës  janë të neveritshme të personave të inkriminuar në çdo qoftë edhe skaj të psikologjisë së tyre. Dje ishte vota më e egër, nuk është e vërtetë që u shty për më vonë”, tha Berisha.

 “Dënoj qëndrimin e djeshëm, ata që menduan se, Aleksandar Vulin, gjenocidin e mohojnë një grusht njerëzish që qeverisin në Beograd, me mohoi dje Rama dhe Balla duke dëshmuar me qëndrimin qe mbajtën më keq se kriminelët, pasi kryen krimin u përpoqën të fshihen ta fshehin, asgjë nuk do ta pengojë PD pa paraqitur para jush me fakte politikën e saj të jashtme. Edi Rama bën një lojë të dyfishtë edhe në rastin e Ukrainës, Zelensky nderoi shqiptarët, parlamentin, ai këkroi vetëm një gjë nga Shqipëria, mos lejoni që turistët rusë të vijnë në brigjet tuaja dhe Rama tha jo”, tha Berisha.

Reagimet e ashpra të Berishës vijnë pas debatit në distancë mes tij dhe kryeministrit Edi Rama pas rrëzimit të rezolutës së Srebrenicës.

Top Channel