Një 32-vjeçar është arrestuar këtë të premte pasi tentoi të futej në godinën e kryeministrisë.

Aurel Latifi gjithashtu dhunoi një gardist duke tentuar të futej në godinë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë“, sipas policisë.

Top Channel